Polonia raportoi 34 151 raste të reja me koronavirus , niveli më i lartë që nga fillimi i pandemisë, deklaroi Ministria polake e Shëndetësisë.

Rekordi i mëparshëm rezultonte dje, kur u raportuan gati 30 000 raste.

Sot u raportuan edhe 520 vdekje të tjera duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 50 860.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki dhe ministri i Shëndetësisë Adam Niedzielski do të mbajnë një konferencë shtypi mbi masat e bllokimit në javët para dhe pas Pashkëve.

Sipas Konrad Rejdak, një neurolog në spitalin e Lublinit, futja e masave më të rrepta anti-koronavirus është e nevojshme pasi “spitalet janë plot”.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb