Kufizimet e trafikut dhe ndalimi i hyrjeve në vend tashmë në fuqi në rajonet e Portugalisë më të prekura nga pandemia e COVID-19 do të zgjaten këtë fundjavë dhe do të shtrihen në pothuajse të gjithë vendin, njoftoi sot kryeministri Antonio Costa.

“Ndoshta do të na duhet të marrim masa më të ashpra nga java tjetër”, tha kreu i qeverisë socialiste për gazetarët, ndërsa vendi i tij regjistroi një rekord prej 10 027 infektimesh të reja në 24 orët e fundit.

Konkretisht, një shtetrrethim do të jetë në fuqi të shtunën dhe të dielën nga ora 13:00 në shumicën dërrmuese të komunave në vend dhe banorët nuk do të mund të largohen nga komunat e tyre të banimit pa një arsye të vlefshme.

Në një gjendje urgjence shëndetësore që nga 9 nëntori, Portugalia i lehtësoi kufizimet e saj gjatë periudhës së Krishtlindjes, para se t’i shtrëngonte ato për Vitin e Ri dhe tani po përballet me një numër rastesh të reja ditore të cilat pothuajse janë dyfishuar në dy javët e fundit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb