Coronavirus prek edhe Formula 1. Skuderia McLaren ka njoftuar tërheqjen nga Çmimi i Madh i Australisë, pasi një pjestar i stafit teknik ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Konfirmimi vjen nga skuderia britanike, që thekson se personi i infektuar ishte izoluar që sapo ishin shfaqur shenjat e para të sëmundjes.

Mc Laren
Mc Laren

Ndërkohë, të gjithë në McLaren janë futur në karantinë, përfshirë dy pilotët Lando Norris dh Carlos Sainz. Kjo e bën të pamundur praninë në garën e parë sezonale të Formula 1, ndërsa ky lajm rrezikon edhe zhvillimin e Çmimit të Madh të Australisë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb