Dy ditë përpara premierës së tyre në “Euro2020”, Portugalia merr një goditje të fortë: Joao Cancelo rezulton pozitiv me COVID-19. Lojtarë është në gjendje të mirë shëndetësore por sipas protokollit sanitar është izoluar menjëherë. Kjo ishte frika më e madhe që luzitanët i druheshin fill pas ndeshjes kundër Spanjës.

Dalot
Dalot

Trajneri Fernando Santos ka zëvendësuar mbrojtësin me Diogo Dalot i cili ishte një nga protagonistët kryesorë për Portugalinë gjatë europianit për 21-vjeçarë, të humbur në finale përballë Gjermanisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb