Rusia ka dokumentuar 10 407 raste COVID-19 në 24 orët e fundit, shifra më e lartë ditore që prej 7 marsit 2021, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 5 156 250, sipas të dhënave nga Qendra Federale kundër Krizës COVID-19, e cituar nga Interfax.

Situata është edhe më serioze në Moskë, ku, me 4 124 raste brenda 24 orëve, situata është kthyer në nivelet e vërejtura më 16 janar.

Buletini tregon edhe 399 vdekje në 24 orët e fundit, krahasuar me 379 një ditë më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: