BRITANI E MADHE

Edhe në Britaninë e Madhe numri i të infektuarve është rritur në mënyrë të frikshme duke arritur shifrën 19.522 persona.

Sot janë regjistuar 2500 të infektuar më shumë se dje ndërkohë që personat që kanë humbur jetën janë 1228, 209 më shumë se një ditë më parë. Pjesa më madhe etë infektuar ndodhen në Londër bën të ditur ministria Shëndetësisë.

Ndërsa ditën e sotme përmes një letre për 30 milionë familjet në Mbretërinë e Bashkuar, Kryeministri Boris Johnson paralajmëroi se gjërat do të përkeqësohen para se të bëhen më mirë.

Johnson, i cili është në vetizolim pasi rezultoi i prekur nga Covid-19, paralajmëroi kufizime edhe më të rrepta nëse do të jetë e nevojshme.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: