Eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, Dr. Anthony Fauci, ka bërë live vaksinën e koronavriusit. Ai ka marrë vaksinën e Moderna, ndërsa në mesazhin e parë pas vaksinimit është shprehur se ishte “një nder” për të dhe se vaksina është një simbol i shpresës për Amerikën dhe botën.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, ai tha se do duhet deri në korrik të vitit tjetër, që shumica e amerikanëve të jenë vaksinuar kundër COVID.

Sipas Faucit, vaksinat do të fillojnë të dalin për publikun në pranverë, ku çdokush do të mund të vaksinohet, pa qenë pjesë e listës prioritare. Megjithatë ai shtoi se do të dyhen tre apo katër muaj që të mund të vaksinohen shumica e njerëzve.

SHBA ka filluar vaksinimin prej disa ditësh, ndërsa Europa dhe Mbretëria e Bashkuar ndodhen në ethet e llojit të ri të koronavirusit të zbuluar në Angli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb