Vazhdon dërgimi i vakteve në çdo shtëpi për të moshuarit e Tiranës, që janë vetëm.

Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një statusi në “Facebook”.

Ai shprehet se distanca sociale lehtëson betejën, duke mos harruar solidaritetin në këtë situatë alarmante ndaj koronavirusit.

Statusi i plotë:
Edhe sot vazhdon dergimi i vakteve dere me dere per te moshuarit e Tiranes qe jane vetem!

Askush s’eshte vetem ne qytetin tone – distanca sociale veç na lehteson betejen, duke mos harruar solidaritetin!

Telefono te moshuarit prane teje per kujdes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb