Mbetet kritike situata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasojë e pandemisë. Dje numri i personave të shtruar në spitale ka arritur maksimumin historik, me më shumë se 100.000, sipas të dhënave të Covid Tracking Project, pothuajse dyfishi i pikut të prillit dhe korrikut.

20.000 persona janë në terapi intensive dhe të paktën 6855 të intubuar.

Mesatarja e infektimeve të reja është më shumë se 150.000 çdo ditë, lehtësisht në rënie në krahasim me pikun e 172.000 që ishte në 25 nëntor, ditën e parë të ditës së Falenderimeve.

Në SHBA, numri i viktimave vetëm të mërkurën e ka kaluar 2880 viktima, rekordi absolut që kur në vend ka shpërthyer pandemia. Në 24 orët e fundit numri i të infektuarve është 200 mijë.

Rastet e përgjithshme me të prekur me Covid-19, që kur shpërtheu pandemia janë pothuajse 14 milion dhe numri i të vdekurve është më shumë 274 mijë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: