Për 75 minuta, Atalanta flirtojë me një ëndërr të madhe, ishte shumë pranë një suksesi të pabesueshëm në “Old Traford” por CR7 me shokë i prishin festën bergamskëve. Nga ferri në parajsë, “djajtë e kuq” përjetuan gjithçka në një mbrëmje të vetme, në fund ai që vendos vulën është gjithnjë C.Ronaldo, “mbreti” i Champions League. Në tempullin e tyre, United përjetoi makthe në pjesën e parë ku brenda 29 minuta, Atalanta kaloi dy herë në avantazh, fillimisht me Pasalic më pas me Demiral.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Man.United gjeti forca dhe reagojë fort në pjesën e dytë, M.Rashford ngushtojë shifrat fillimisht në minutën e 53-të, ndërsa në të 75-tën, Harry Maguire me një të djathtë brenda zonës barazoi shifrat në 2-2. Si gjithnjë kur gjërat bëhet më të vështira, lider si C.Ronaldo bëjnë diferencën. Në minutën e 81-të, ylli portugez u shërbye në zonë nga Shaw dhe me kokë përmbysi shifrat duke i dhuruar United një trepikësh të artë dhe kreun e Grupit F në kuotën e 6 pikëve, dy më shumë se Atalanta.

Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme edhe për trajnerin Solskjaer, në dyshim të fortë pas një ecurie negative. Fjalët e para të trajnerit në konferencë për shtyp shkojnë pikërisht për CR7: “Shënoi një gol me shumë peshë, kjo është gjëja që ai bën më mirë se të gjithë, por në këtë sfidë vrapoi pafund, bëri pikërisht atë që i kërkuam”, u shpreh Solskjaer.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb