TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është vënë para akuzave nga ndjekësit e tij në “Facebook” siç ndodh rëndom me personazhe publike apo politikanë. Një prej komentuesve i shkruan Berishës dhe e pyet se çfarë ka bërë më ndryshe nga qeveria aktuale në tërë këto vite pushtet. Komentuesja shkruan më tej se në njërën anë strehoi kosovarët dhe në anën tjetër bëri pazare armësh me serbët. Ajo i kujton edhe Gërdecin.

Por, ish-kryeministri i quan këto akuza trillime enveristësh dhe të ithtarëve të Slobodan Millosheviçit kundër tij. Berisha pranon se ka pasur kontrabandë por se Serbia furnizohej nga Danubi dhe vetëm një përqindje e vogël shkonte nga Shqipëria.

REPLIKAT
Komentues: Doktor, mjaft më se le namin. Të këshilloj që ta shijosh pleqërinë në qetësi. Je shumë qesharak për zotin! Se ti çfarë ke bërë më ndryshe në tërë ato vite në pushtet? Ti dhe ne kosovarët në njërën ane na ke “strehuar” në Shqipëri në luftë, ndërsa në anën tjetër ke bërë pazare armësh me shkaun. Ç’të themi ty? Ç’ti themi çunit tat për Gërdecin?

Unë si qytetare dixhitale ? nuk të denoncoj por të them mjaft Plako se ka ik koha jote. P.S nuk jam adhuruese e asnjërës parti në Shqipëri.

Sali Berisha: Blertaaa po përsërisin trillime bajate të enveristëve dhe ithtarëve të Slobos kundër Sali Berishës, mendoj se është në interesin tënd të studiosh dokumente para se të përsërisësh mashtrime dhe trillime. Lidhur me embargon e OKB ndaj ish-Jugosllavisë ju bëj me dije se publikisht qeveria shqiptare ka qenë kundër embargos. Kjo sepse ajo rëndonte kryesisht dhe pothuaj vetëm mbi shqiptarët e Kosovës, të cilët për shkak të çmimit të naftës nuk punoni dot tokën. Embargo nuk rëndonte mbi serbët që furnizoheshin nga Danubi pandërprerë.

Theksoj se duke qenë kundër embargos qeveria shqiptare ka bërë gjthçka për respektimin e saj si detyrim ndërkombëtar. Natyrisht me gjithë përpjekjet tona ka pasur kontrabandë të cilën fatkeqësisht nuk e ndalon dot plotësisht asnjë vend. Sidoqoftë të dhënat e OKB dëshmonin se 96% të naftës Serbia e merrte nga Danubi dhe një pjesë tjetër nga deti i Malit të Zi dhe vendet e tjera. Pra sasia që merrte nga kontrabanda me Shqipërinë nëpërmjet liqenit të Shkodrës ishte minimale.

Berisha me komentueset

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb