Humbja e turpshme kundër Bylis ka ngritur edhe një herë hije dyshime, ka rihapur edhe një herë plagë të pashëruara kurrë, ku në Shqipëri jo vetëm flitet gjatë gjithë kohësh për shitje ndeshjesh dhe favorizime por ka dhe klube si Skënderbeu që më apo pa të drejtë janë bërë shembull nga UEFA. Ky diskutim rihapet fuqishëm pasi takimi Bylis-Tirana, jo vetëm është kuotuar në kompanitë e basteve por dhe koeficientet kanë qenë absurd dhe dyshues.

Skendia
Skendia

Fitorja e Tiranës, në pushim e pjesës së parë, pavarësisht se kryesonte kuotohej me koeficientin 2,35. Fitorja e mundshme e Bylis, kuotohej me koeficientin 1,56, koeficient absurd në çdo aspekt. Në përfundim rezultoi pikërisht ashtu siç kompanitë e basteve dyshonin, Bylis përmbysi rezultatin. Nëse kjo është e vërtete apo jo mbetet të zbardhet nga organet kompetente por shija që të lë ky takim dhe kjo sfidë nuk është aspak e mirë dhe më të drejtë ngre shumë pikëpyetje. Kjo ndeshje dhe kjo sfidë mund të ishte dhe e papërfillshme për Tiranën, pasi objektivi i tyre kryesor është titulli kampion, por sigurt një shfaqje e tillë bën pis jo pak një sezon të tërë ku Tirana është vetëm një hap larg titullit kampion në 100 vjetorin e themelimit të klubit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb