Milan Skriniar është kthyer në çështje te Interi, mbrojtësi sllovak nuk pranoi të rinovonte me zikaltërit dhe largimi me parametra zero në verë është i sigurt. Tifo-Grupi i këtij ekipi, Curva Nord ka mbajtur një qëndrim zyrtar rreth kësaj teme.

“Curva Nord ka takuar Milanin dhe pasi ka dëgjuar arsyet e tij ka zgjedhur që të mos mbajë asnjë qëndrim kundër zgjedhjes së tij për t’u larguar nga Interi. Ftojmë interistët e tjerë që të respektojnë një lojtar pavarësisht zgjedhjeve profesionale që ka bërë, mbetet pjesë e një skuadre që ka nevojë për mbështetje për të arritur rezultatet maksimale. Interi është mbi gjithçka”, – Shkruan tifo-grupi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb