SHBA- Dakota Johnson, aktorja protagoniste e filmit “50 hijet e Grey’ në bazë të triologjisë best-seller me të njëjtin emër dhe që pritet të dalë më 12 shkurt në sallat e kinemasë, tregon sekretin e saj për të qënë perfekte si Anastasia.

“Sekreti im është se nuk kam turp, – tregon vajza e Don Johnson dhe Melanie Griffith, – Nuk kam asnjë problem, unë mund të bëj çdo lloj gjëje”.

“50 hijet e Grey” pritet të jetë çelësi i suksesit të Dakota Johnson për të qenë një yll i ekranit, ndërsa vetë ajo duket e aftë të bëjë çdo gjë.

Aktorja tregon se ka mbetur e mrekulluar pasi ka lexuar librin, por më shumë se sa për skenat e seksit për historinë e dashurisë se si do përfundonte ajo.

“Çdonjëra prej nesh, në thellësi dëshiron të jetë pak si Anastasia, një vajzë normale që bën për vete një burrë kaq të vështirë dhe pranon llojin e marrëdhënies që e bën atë të lumtur. Por nëse kjo përfshin sadomazokizimin, pse jo”, thotë aktorja.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: