Pranga dhe praktika seksuale ekstreme. Ti përballojë të gjitha këto për një artiste (jo hard) nuk është e lehtë duhet përgatitje: ‘Pak alkool dhe stërvitje, përveç feeling me partnerin…’

Kështu rrëfehet Dakota Johnson, Anastasia Steele për triologjinë e ‘Fifty Shades’ duke përshkruar teknikat e përdorura për të hequr ndrojtjen teksa xhiron skenat e seksit me kolegun Jamie Dornan. Kapitulli i tretë i sagës ‘Fifty Shades of red”, e cila do të jetë në kinema për San Valentin 2018, rikonfirmon çiftin historik Dakota Johson dhe Jamie Dornan, në rolet e Anës dhe Christian Grey.
‘Me pak përgatitje aktoriale, një gotë whisky, arrin të kalosh pengesat dhe të luash më së miri skenat hot’ tregon Dakota për CinamaBlend. Alkooli të ndihmon por nuk mjafton.
Johnson kujton sesi në fillim të punës për filmin ‘Fifty Shades of gray’ ajo dhe Jamie ishin ‘të ngurtë’ përpara skenës së tyre të parë të seksit: ‘Më pas, pasi u njohëm më mirë, u bëmë miq, dhe procesi u bë më i lehtë dhe ritualet përpara xhirimeve me bazë Whisky na kanë ndihmuar të ndjehemi rehat… ‘.
E rëndësishme në fund ashtu siç tregon artistja, është një dietë dhe shumë ushtrime fizike, për të qenë gjithmonë në top.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb