Përveç faktit se po shënon në mënyrë konstante, paraqitja e përgjithshme e Mirlind Daku në Rusi me Rubin Kazan është mjaft pozitive. Ylli kuqezi shpreson dhe beson se do të jetë pjesë e listës së trajnerit Sylvinho, për  Euro 2024, kompeticion në të cilin Shqipëria synon që të lërë gjurmë. Së fundmi, sulmuesi Daku ka dhënë një intervistë mjaft interesante për mediat.

“Përpiqem të tregoj një performancë të mirë dhe të bëj aksione efektive. Jam i lumtur me lojën që bëj dhe paraqitjet e mia. Isha i bindur se do të tregoja një performancë të tillë. Kam qenë gjithmonë i fokusuar te përgatitje ime dhe te rezultatet e ekipit. Kur erdha në Rusi, nuk isha gati për këtë nivel konkurrimi në kampionat. Por, erdha në formë përmes zhvillimit të ndeshjeve”, – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb