Ish-kryeministri Sali Berisha rikthehet me një zyrë të tijën në selinë e PD-së, 9 vite nga largimi i tij nga posti i drejtuesit të kësaj partie. Ky fakt është bërë i ditur nga drejtoresha e Komunikimit në Grupin e Rithemelimit, Floriana Garo.

Kjo e fundit publikoi disa foto ku shfaqet ish-kreu i PD-së i ulur në një zyrë.

“Dr. Sali Berisha ne zyrën e tij ne selinë e Partisë Demokratike!”, shkruan Garo. Kujtojmë se pas dorëheqjes nga drejtimi i PD-së, pas humbjes së zgjedhjeve të 2013-ës, Berisha u zhvendos me zyrë pranë një qendre tregtare në zonën e RTSH-së. Por me njohjen nga Gjykata të Grupit të Rithemelimit, Berisha duket se ka vendosur që të rikthehet me zyrë në selinë e PD-së.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

BalkanWeb mëson se zyra e Berishës ndodhet në katin e katër të selisë së PD, pranë zyrës së medias, e cila më parë përdorej për fushatat zgjedhore të kësaj partie.

Ndërkohë, po sipas Garos, zyra e Kryetarit në seli do të shërbejë si zyra e mbledhjeve të Komisionit të Rithemelimit deri në zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike!

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: