Fëmijët janë ata që kanë prekur të parët dy kartëmonedhat 200 dhe 5000 lekë, seria e të cilave ka dalë në qarkullim këtë të hënë. Seria e re e kartëmonedhave është prodhuar me teknologjitë më të fundit në fushën e prodhimit dhe elementeve të sigurisë së tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kartëmonedhat, ndonëse vijnë me risi në drejtim të prerjeve, mbajnë të stampuara të njëjtat figura historike.

“Seria e re e kartëmonedhës shqiptare gërsheton sigurinë maksimale, pamjen moderne, komunikimin artistik të mesazhit historik dhe rezistencën më të lartë gjatë përdorimit. Ajo është rikonceptuar e plotë me 6 prerje: 200, 500, 1.000, 2.000, 5.000 dhe 10.000 Lekë”, deklaroi Banka e Shqipërisë.

Ndërkohë, kartëmonedhat e vjetra do të vijojnë të jenë në qarkullim për t’u tërhequr gradualisht nga BSH-ja, kur të jenë të dëmtuara dhe të papërdorshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb