Një video e re e publikuar në mediat sociale, shfaq momentin kur një mbështetës i Donald Trumpit godet me fikëse të zjarrit një zyrtar policor në oborrin e Senatit amerikan.

Pamjet janë siguruar nga Storyful, ku demonstruesit ishin përplasur me policinë në Capitol, duke tentuar me çdo kusht të futen dhunshëm në pjesën perëndimore të Senatit, transmeton Telegrafi.

Në video shihet demonstruesi pa pikë mëshirë e hedh fiksen e zjarrit në drejtim të policisë, ku si pasojë një prej tyre goditet në helmetë.

Nuk dihet nëse polici i goditur ishte Brian Sicknick, 42-vjeç, i cili kishte ndërruar jetën rrugës për në spital, pasi u godit në kokë.

Edhe katër persona tjerë kanë humbur jetën në natën e konfrontimit mes demonstruesve dhe policëve, përfshirë këtu një grua nga Kalifornia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb