Deputeti i PS-së Damian Gjiknuri, i ftuar në emisionin “Real Story” deklaroi se partia ose koalicioni që merr 71 mandate pas 25 prillit, automatikisht fiton zgjedhjet.

Gjiknuri sqaroi se koalicionet pas-zgjedhore janë të lejuara, kurse shtoi se u hoqën koalicionet para-zgjedhore, pasi diçka e tillë do të ishte e padrejtë.

“Komisioni i Venecias besoj unë se nuk do të hyjë në thelbin e gjërave, nuk hyn në gjithçka të Shqipërisë pra. Nuk është prekur asnjë rregull kryesor sa i përket zgjedhjeve. Kushtetuta e ka të qartë gjithçka. Presidenti flet më shumë nga çështja politike sesa nga ana juridike.

Puna e koalicioneve është kështu të gjithë duhet të jemi me 11 lojtarë në fushë, me 140 kandidatë jemi ne si PS dhe me 140 kandidatë duhet të jemi të gjithë, asnjë forcë politike të mos ketë më shumë kandidatë. Është shumë e thjeshtë, kush merr 71 mandate në fund si parti ose si koalicion pas-zgjedhor fiton zgjedhjet”, u shpreh Gjiknuri.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb