Daniela Shkira, është gjyqtarja e tretë në radhë që jep dorëheqjen nga shqyrtimi i çështjes penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela.

Lajmi është konfirmuar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila sqaron më tej, se Shkira është zëvendësuar nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Vlen të theksohet, se më herët kanë dhënë dorëheqjen Miliana Muça dhe Ilirjan Olldashi. Aktualisht, trupa gjykuese ndaj çështjes “Tahiri”, përbëhet nga Florian Kalaja, Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi.

Asnjëri prej tyre nuk është gjyqtar ne apelin e Posaçëm kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndërkohë seanca për Tahirin e Çelën pritet të mbahet nesër (datë 05.01.2022) në orën 10:00.

NJOFTIMI

Tiranë, më datë 04.01.2022

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, për çështjen në ngarkim të të pandehurve S.T. dhe J.Ç., e regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 24.11.2021, me nr. 47 regjistri themeltar, është planifikuar seanca gjyqësore e rradhës në datë 05.01.2022, ora 10:00.
Pas miratimit nga ana e zëvendës kryetarit të gjykatës, të aktit të heqjes dorë nga gjykimi, të paraqitur nga gjyqtarja D.Shirka, çështja u rishortua, duke përcaktuar trupin gjykues të përbërë nga gjyqtarët: kryesues Engert Pëllumbi, anëtare Igerta Hysi dhe anëtar Florjan Kalaja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb