Danimarka të mërkurën i bëri thirrje Rusisë të respektojë lirinë e fesë pasi një gjykatë ruse dënoi një danez të Dëshmitarëve të Jehovait për gjashtë vjet burgim.

Ministri i Jashtëm Anders Samuelsen tha në një deklaratë se ai ishte “thellësisht i shqetësuar” nga dënimi dhe kritikoi Rusinë për kategorizimin e Dëshmitarëve të Jehovait si një organizatë ekstremiste në përputhje me grupet terroriste, shkruan Reuters.

Gjykata ruse të mërkurën e shpalli fajtor danezin i cili ishte pjestar i Dëshmitarëve të Jehovait për organizimin e aktiviteteve të një organizate ekstremiste të ndaluar dhe e burgosi atë për gjashtë vjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb