Akademiku Artan Fuga, i ftuar në rubrikën “Opinion”“News 24”, komentoi zhvillimet e fundit në vend, që kanë të bëjnë, me vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për të shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

Fuga argumentoi se qëndrimi i zotit Berisha për këtë çështje ishte ai i drejti, pasi ish-kryeministri kërkoi që të shpalosen provat dhe u shpreh i gatshëm për t’u përballur me to. Sakaq, ai nënvizoi, se kjo situatë nuk duhet të shikuar si një fitore për kampin e mazhorancës, por si një reflektim prej tyre, për të ushtruar funksionet publike me transparencë.

“Dua të them që kam mendimin që të shikojmë njëherë në planin personal, këtu, kemi këtë si të thuash qëndrim të sekretarit të shtetit, i cili ka dy nivele. Një atë juridik, çka do të thotë konform kompetencave dhe atributeve të tij jep një efekt juridik të mos hyrjes së zotit Berisha dhe familjarëve të tij në SHBA. Ka dhe element politik, kjo është në Shqipëri. Ky vendim ka efekt në Shqipëri dhe si të thuash është një lloj dobësimi dhe një lloj goditje e reputacionit politik të zotit Berisha. Kjo do të ketë efekte mbi zotin Berisha dhe familjen e tij në planin juridik. Zoti Berisha tha që është i gatshëm për të përballuar me argumentet, provat dhe nuk dihet si do të evoluojë kjo gjendje.

Çështja s’ka mbaruar. Po të shohësh tekstin e deklarimit të sekretarit të shtetit, aty akuzohet për keqpërdorim të fondeve publike, ndër të tjera, edhe për të përforcuar aleatët e tij politik. Ky është problemi. Cilët janë këto aleatë politikë? Në ç’mënyrë është shtrirë ky privilegjim dhe logjika të dërgon më tutje, në atë sa politika shqiptare ka luajtur privilegjet politike. Këtu shtrohet problemi në një plan të përgjithshëm. Mendoj që në këtë drejtim është një problem më i madh, s’ka të bëj me rastin konkret, ka të bënë me atë që forca të ndryshme në Shqipëri e anë ngritur, të gjithë e kanë ngritur, raportin midis priviligjimeve ekonomike dhe pushtetit politik.

Pyetja që më intereson është që lufta politike dhe sistemi politik, a jep, ka ato mekanizma që bëjnë që nëpunës, politikanë, të përfitojnë qoftë për të forcuar pushtetin e tyre, apo për të përballuar fushatën politike. Kjo çështje, s’ka të bëjë me rastin konkret. Është pyetje që lind nga situata. Mendoj që klasa politike shqiptare ka shumë për të reflektuar. Akuzat që dy pjesët kontradiktore të klasës politike majtas e djathtas, në themel është kjo. Se sa e pastër është politika. Këtu më pas, çështja kalon nga politike në juridike”, u shpreh Akademiku.

Drejtësia jonë ende nuk ka nisur hetim për politikanët e lartë. Pse vijnë pikërisht në këtë moment, Palmer thotë s’ka mundësi momenti, goditja e korrupsionit. Ka një moment në këtë reagim. Ka qëllim? Meta dhe Berisha përmendin Jorge Soros, si një entitet që ka ndikim në politikë?

Artan Fuga: Unë bëj shumë kujdes kur është fjala për të bërë analiza intecionale, apo qëllimore. Të flasësh për qëllimet e një aktori tjetër, aq më tepër të një shteti tjetër, është mungesë modestie. Në fund të fundit, ne nuk shikojmë qëllimin, pasojat. Analizat bëhen mbi pasojat, e jo qëllimin. Në çdo moment që kjo deklaratë të bëhej, do të kishte pasojë e do të hynim në këtë lojën. Është diskutim i madh në psikologji. Sytë s’kanë lindur për të parë. Pse janë bërë macet? Janë bërë të hanë mijtë, kjo s’është e vërtetë.

Këto pasojat jo juridike, sepse juridike janë SHBA-të, pasojat politike janë apo jo në Shqipëri? Po ka pasoja, ka disa. E para sigurisht që e ul si të thuash forcën e opozitës ndaj qeverisë Rama, në mënyrë indirekte të dëshiruar ose jo. Pasoja vjen dhe është e tillë, politikisht i shërben qeverisjes edhe në momentin ku po bëhej diskutimi sa janë legjitime e jo zgjedhjet. Ku është marrë ky vendim është hapur një faqe e re. Kjo tregon që është hapur një kapitull tjetër, s’duhet të gabohemi që dikur është ndaluar një ish-kryetar bashkie e kaq mbeti. Këtu jemi në një nivel tjetër. Nga kjo pikëpamje nuk mendoj që është fitore, është thirrje e madhe për një transparencë që e ndjek politikanin për gjithë jetën. Nëse qytetari shqiptar është pa të drejta, për 1 mijë mekanizma, nuk është në gjendje ta zgjidhi atë del që ka një forcë të jashtme që e ka bërë këtë gjë.

Do të uroja që politikanët shqiptarë të dilnin të pafajshëm, por tjetër gjë kjo. Paralajmërimi është bërë, nuk ka të drejtë zoti Balla që thotë goditje e bukur. Kjo do të thotë që klasa politike duhet të ketë kujdes. Të mos e masë forcën e vet me qytetarët që e ka dobësuar shumë. Unë pash zotin Berisha që shprehet se është i gatshëm të përballet me provat, për mua është qëndrimi më i drejt që ka mbajtur. Sepse çdo qytetar në momente të caktuar duhet të marrë përsipër përgjegjësinë, ën raport me opinionin publik është më i drejti. Në Parlamentin shqiptar, zoti Berisha, do të ketë përballë edhe këtë akuzë. Ndërkohë unë shikoj që lidershipi i PD, merr një peshë më të madhe, sepse Berisha kishte një pushtet kraizmatik moral mbi elektoratin e kësaj force që ishte shumë i madh. Gjithsesi ko e bën që të ketë një kufizim shumë më të madh.

Akademiku Fuga, u ndal ndër të tjera edhe në zhvillimet në kampin opozitar, ku 13 qershori, është vendosur si dita e zgjedhjeve për kryetar brenda partisë. Ai tha se Basha nuk ka rival, jo për nga inteligjenca dhe përgatitja, por nga mbështetja brenda partisë. Fuga ngriti gjithashtu dy pyetje për zotin Basha, pyetje që sipas tij, ende nuk kanë marrë një përgjigje.

“Ndërkohë që ndodh ky dobësim i Berishës, PD ka shpallur një proces zgjedhor për lidershipin. Kjo është kontestuar nga grupimi për PD. Çfarë duhet të ndodhë në Partinë Demokratike?
Unë s’jam në drejtimin e PD, mund të them çfarë po bën, çfarë pasojash nga mbi të. PD duhet të dijë me numrat e deputetëve që ka marrë, në kushtet e Kuvendin e shqiptar, do të bëj vetëm opozitë retorike. Është e pamundur të ndikojë politikisht. PD nga njëra anë thotë që sistemi politik është i kapur nga Rama e nga ana tjetër mbush dosjet me prova dhe i dërgon në atë gjykatë që PD thotë se nuk i beson, ndërkohë që shikon që ajo gjykatë nuk e merr parasysh ato që paraqiten si prova, nuk do të rihapë kutitë. Ky është momenti i dytë.

Pikërisht atë që ata mendonin që s’do të ecte, atë bëjnë. Basha është në rrethe me takime me militantët dhe merret me çështjet e vjedhjes së zgjedhjeve. Unë s’i përjashtoj manipulimet, përkundrazi, partia në pushtet nuk lejon rotacion sepse s’ka opozitë në mënyrë demokratike, që është e vetmja rrugë. Shikoj nga PD që ka një qëndrim të fortë për lidershipin, ndërkohë shikoj që s’ka kandidat rivalë me zotin Basha. Është Kadilli, s’e paragjykoj, inteligjencën e tij, por s’ka mbështetës. Basha është vendosur nga ambasadorja Kim që zgjedhjet janë të pranuara dhe në shtator do të shkojë në Parlament. Nuk e pranoj që PD të thotë që zgjedhjet janë të vjedhura, ndërkohë ka përgjigje për t’i dhënë dy pyetjeve dhe nuk i jep. Rama ka thënë bashkëpunojmë, pyetja është i qartë dhe nuk ka përgjigje. E dyta, nuk i jep përgjigje pyetjes a do të shkojnë në Kuvend. Kjo krijon përçarje në bllokun opozitar”, përfundoi Fuga.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: