TIRANË – Zëvendësrektorja e Universitetit Luarasi Ani Dasho, e ftuar në emisionin Sintezë në News24, tha se shumë studentë, sidomos ato të infermierisë, zgjedhin që të ikin jashtë, kryesisht drejt Gjermanisë. Dasho tha se duhet punuar më shumë që studentët të keni një të ardhme të sigurt në tregun e punës në Shqipëri.

Dasho theksoi se edhe studentët e huaj në universitete duhet të konsiderohen. Ajo përmendi edhe një rast konkret, kur ka pasur studentë të huaj. Më tej, Dasho u shpreh se Universiteti Luarasi po punon, që diploma e marrë në këtë universitet, të njihet ndërkombëtarisht.

‘Studentët, sidomos të degës së infermierisë, kanë një tendencë që të largohen në Gjermani apo vende të tjera europiane. Por ajo që duam të arrijmë ne është që studentët të qëndrojnë këtu, sepse tregu ka nevojë për profesionistë. Ne po punojmë, që diploma e marrë tek Luarasi, të njihet edhe në vendet europiane. Ne kemi pasur edhe studentë të huaj nga Bari. E kemi pasur shumë të vështirë fillimin, duke pasur ndryshime edhe në korrikul, por ia kemi dalë me sukses’, deklaroi Dasho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb