Chicharito Hernandez ka shprehur gatishmërinë për t’u rikthyer te Manchester United, madje do e bënte falas. Ka qenë vetë sulmuesi meksikan që e ka thënë diçka të tillë në një intervistë.

“Një rikthim i imi te Manchester United është thuajse i pamundur, por nëse do të më vinte një thirrje, do të shkoja edhe falas. Gjithsesi për momentin jam i përqendruar te Los Angeles Galaxy, pasi po luaj rregullisht, po shënoj dhe dua të fitoj një titull edhe këtu. Largimi i një emri si Fergusson, pas 26 vitesh të shkëlqyera natyrisht që do të kishte pasojat e veta, pasi tani presioni është shumë i madh, si për trajnerët, ashtu edhe për drejtuesit e klubit. United duhet të përshtatet dhe t’i japë mundësi trajnerit të ri të punojë në mënyrën e vet” – tha ai.

34 vjeçari prej disa sezonesh luan në MLS amerikane, me fanellën e Los Angeles Galaxy. Edhe pse gjasat janë të pakta për kalimin në Manchester, fansat e “Djajve të kuq” shpresojnë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb