TIRANE- Supermodelja më e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, dy ditë më parë i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me biznesmenin iranian me shtetësi amerikane, Sam Nazarian.

Bëhet fjalë për një ceremoni shumë luksoze, me mijëra të ftuar, mes tyre edhe personalitete të njohura botërore, për faktin se që të dy kanë miqësi të gjerë, ndërsa vetë Sam Nazarian njihet si një nga personat më të pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe në Iran.

Dasma luksoze u zhvillua në hotelin e Sam Nazarian, në qendër të Los Angeles. Sam Nazarian njihet si një prej njerëzve më të pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktiviteti i tij daton nga viti 2002 kurse deri më tani të dhënat flasin se pasuria e manjatit iranian arrijnë deri në 1 bilion dollarë. Ndërkohë që, shqiptarja e famshme do ketë nderin që ta gëzojë gjithë këtë pasuri si martesë të dytë pas ndarjes nga bashkëshorti i parë, i cili gjithashtu ka qenë me profesion model.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: