Deputetët e PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi kanë shkuar në Presidencë mbrëmjen e sotme ku kanë zhvilluar një takim me presidentin Bajram Begaj në kuadër të konsultimeve për datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2023.

Alibeaj në fjalën e tij për mediat pas takimit, ka zbuluar se ka sugjeruar që data e zgjedhjeve të jetë sa më e afërt.

“Ajo se çfarë i thashë presidentit të republikës është që sa i përket se datës se kur zgjedhjet do të mbahen, i sugjerova që do duhet të jetë një datë sa më herët brenda kësaj periudhe. Për një arsye të thjeshtë, se duhet që një orë e më parë do duhet tu japin të drejtën shqiptarëve të votojnë për zgjedhjet. Pa cilësuar një datë fikse qëndrimi ynë është një orë e më parë. Data e zgjedhjeve është një datë ku shprehet vullneti i shqiptarëve. I kërkova dhe diçka tjetër që në momentin kur presidenti do flasë ky mendim mos të bëhet pengesë për reformën territoriale, i kërkova që mund të shprehej në një moment pas datës 1 tetor”, tha Alibeaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb