Inter-Kumbulla mbetet një tratativë e hapur me klubi ziklatër që prej kohësh ndjek me interes ecurinë e qendërmbrojtësit kuqezi duke e vendosur në majën e listës së dëshirave për sezonin e ardhshëm. Në Itali insistojnë, Inter-Kumbulla kanë gjetur prej kohësh akordin ndërmjet tyre ndërsa mbetet për tu përcaktuar detajet e fundit me klubin e Verona që kërkon minimalisht 20 milion euro për kartonin e tij. Transferimi i Kumbullës tek Inter do të ishte një hap i madh në karrierë, një lëvizje e guximshme por Gianni De Biasi beson se Kumbulla është gati për një transferim të tillë.

Kumbulla
Kumbulla

Në një intervistë për “TuttoSport”, ish trajneri i kombëtares shqiptare i thur elozhe 20-vjeçarit: “Është gati, ka personalitetin dhe cilësitë e duhura për t’u bashkuar me një skuadër të madhe si Interi. Askush nuk e priste shpërthimin e tij të menjëhershëm. Mjafton të shikosh se çfarë ka qenë i aftë të bëjë vitin e kaluar. Kumbulla nuk u aktivizua fare në Serinë B, por këtë vit, falë trajnerit Juric, u shndërrua një nga mbrojtësit më të mirë të Serisë A, aq sa për të bërë mbrojtjen e Veronës të katërtën më të mirë të kampionatit. Është një i djathtë natyral, por di të përdorë shumë mirë edhe të majtën. Mund të bëhet menjëherë një lojtar i rëndësishëm për Interin, për aftësitë që ka dhe kapacitetin mendor. Është talent konkret, jo i fryrë”, u shpreh De Biazi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb