ersonat që refuzojnë të mbajnë maska mbrojtëse ​​në lagjet, ku rastet e COVID-19 po rriten, do të gjobiten dhe shkollat ​​private atje do të përballen me mbyllje të mundshme, tha sot kryebashkiaku njujorkez Bill de Blasio.

“Qyteti po dërgon me qindra punonjës për të shpërndarë maska ​​mbrojtëse dhe për të përhapur informacione, në pjesë të Bruklinit dhe Kuinsit, ku ka një rritje alarmuese të koronavirusit”, tha ai.

“Punonjësit e qytetit do të shpërndajnë maska ​​për banorët e këtyre lagjeve dhe nëse individët refuzojnë t’i vënë ato, ata do të gjobiten”, sqaroi de Blasio.

Sipas kryetarit të bashkisë, nëse shkollat ​​private nuk ndjekin rregulla të tilla, si përdorimi i maskave dhe ruajtja e të paktën 1,8 metra distancë midis individëve, ato do të përballen me mbyllje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb