Barcelona po zhvillon një fushatë fantastike në tregun e transferimeve, mbi të gjitha në hyrje, por në këtë pikë të merkatos blaugranët janë të detyruar të shesin. Stafi drejtues ka piketuar prej kohësh lojtarin që do sakrifikojnë, Frenkie de Jong, pasi për holandezin nuk ka më vend në skemat e Xavit.

De Jong pëlqehet shumë nga Man.United, trajneri Ten Hag e kërkon me çdo kusht dhe sipas Sport, dy klubet kanë gjetur akordin total ndërmjet tyre. Pengesë për momentin po kthehet lojtari i cili ende nuk ka dhënë dritën jeshile për një transferim në “Old Traford”.

Klubi anglez dhe mbi të gjitha Ten Hag janë të bindur se deri në fund të merkatos do të ketë siguruar shërbimet e ish mesfushorit të Ajax. Barcelona kërkon për kartonin e De Jong 80 milionë euro ndërsa këtë shumë do ta përdorin më pas për të afruar në “Camp Nou”, Bernardo Silvën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb