Ishte projektuar si pasues i dyshes Chiellini-Bonucci, por Matthijs de Ligt nuk arriti kurrë ta bëjë diçka të tillë, madje as të mësojë prej dy mjeshtreve, ndërsa tashmë kërkon të largohet nga Torino. Aventura e tij me fanellën bardhezi është në orët e fundit pasi holandezi ka refuzuar këtë periudhë çdo ofertë për të rinovuar kontratën, dukshëm i joshur nga Premier League dhe ofertat e shumta që vijnë nga ishulli, mbi të gjitha nga dy klube si Chelsea dhe Man.City. Maurizio Arrivabene, drejtori i Juves është i qartë në ato që thotë:

Tuttosport
Tuttosport

“Është e pamundur të mbash një lojtar që nuk dëshiron të qëndrojë. Sigurisht që në çdo rast është edhe çështje numrash nuk është se cilido që dëshiron të largohet ne ti hapin derën, fillimisht në tavolinë duhet të vijë oferta e duhur”, u shpreh Arrivabene duke u ndalur më pas te Pogba:

“Po flasim me të dhe gjërat po shkojnë mirë. Prezenca e lojtarëve si Pogba është shumë e rëndësishme si në aspektin teknik ashtu edhe komercial. Ëndrra ime është të kemi lojtarë italian në nivel internacional, lojtarë si Totti, De Piero apo Buffon.

Dybala? Nuk ka pasur asnjë luftë mes nesh dhe Dybala-s, thjeshtë në fillim kishin një akord por më pas ndryshuan kapitalet financiare, ndryshoi edhe strategjia jonë në merkato”, u shpreh ndër të tjera për Tuttosport drejtori sportiv i Juventuesit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb