Talenti më i çmuar në ekipin e Ajaksit është Doni Van De Bek, mesfushori që mori në dorë lojën e skuadrës pas largimit të shokur dhe bashkëmoshatarit të tij De Jong te Barcelona. Natyrisht që ai është edhe xhevahiri më i çmuar tek amsterdamasit, që kanë shitur edhe De Ligt, por nuk kanë humbur aspak nga cilësia e tyre.

Sipas asaj që raporton “De Telegraaf”, kalimi i Van De Bek te Real Madridi në verë është punë e kryer. Ka një akord total mes palëve, Realit, mesfushorit dhe Ajaksit, një akord që është sigluar që verën e shkuar, por që është zbuluar vetëm sot nga mediat holandeze.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb