Emisioni “Open” është shoqëruar sot me debate të ashpra sa i takon zjarrit në Sazan, ku u desh ndërhyrja e avionëve grekë për shuarjen e fjalëve. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është acaruar teksa ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Pençi.

Ky i fundit i tha se gënjente pasi nuk kishin në gatishmëri asnjë helikopter për zjarret.

DEBATI
Prenci: Kam unë vërejtje për punën tënde sepse si drejtues i Ministrisë së Mbrojtje prej tri vitesh keni katandisur flotën, është mëse kriminale. Përse nuk keni bërë procedurën e kontratave, përse nuk fiken zjarret në ditën e parë pro në ditën e shtatë. Por flenë gjumë gjithë ditën dhe shkojnë në plazh, s’kemi vërejtje për krehjen e flokëve, por për punën.

Peleshi: Nuk preferoj të bëj retorika politike. Ajo që tha Prenci nuk është e vërtetë , helikopteri Kuger viti e kaluar ka qenë në punë
Prenci: Asnjë minutë
Peleshi: Më dëgjo këtu tani
Prenci: Gënjen, s’ke asnjë helikopter në gatishmëri
Peleshi: Fjalën ‘gënje’ tërhiqe mbrapsht. Nuk ka asnjë vend që ka shuar zjarrin që ditën e parë. Është djegur Athina. Edhe vendet që kanë më shumë mundësi e mjete ajrore s’kanë arritur ta fikin ditën e parë. Unë nuk jam ekspert zjarresh, as Canadair CL 415 nuk e shuan dot zjarrin nëse nuk ndërhyhet nga toka… Është e vërtetë që në Sazan mund të ketë municione të paplasura dhe ndërhyrja ishe serioze.
Lala: Sapo thatë që në atë ishull kishte municione të paplasura dhe ju dërguat Forca të Ushtrisë
Peleshi: Jo në Sazan por Forcat e Armatosura prej vitesh dërgojnë në Letoni për çminime. Jo vetëm në Sazan por gjithë Shqipëria ka municione të paplasura. Forcat e Armatosura përballen me rrezikun, patjetër që janë të trajtuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb