Ish-deputeti i PS-së Alket Hyseni dhe deputeti demokrat Agron Shehaj janë përfshirë në një debat në lidhje me zgjedhjet e 14 majit, më konkretisht për bashkinë e Durrësit, ku temë diskutimi është bërë ish-kryebashkiaku Vangjush Dako i Partisë Socialiste.

Sipas Hysenit Dako si drejtuesi politik i Durrësit dhe shumë të tjerë janë përfaqësuesit model të durrsakëve, gjë të cilën Shehaj e ka kundërshtuar menjëherë duke thënë se Dako është nën hetim nga SPAK.

Ai vijoi duke thënë se pjesëtarët e panelit në studio “nuk janë budallenj” që të marrin për model Dakon, i cili sipas Shehajt është i përfolur për lidhje me krimin e organizuar.

Pjesë nga biseda:

Hyseni: Vangjush Dako, drejtuesi politik i Durrësit dhe shumë të tjerë janë përfaqësuesit model të durrsakëve.

Shehaj: Ai është në hetim nga SPAK-u, meqë the që është model për qytetarët.

Hyseni: Durrsakët e dinë vetë mirë se kush është zgjidhja e tyre

Shehaj: Po të pyes meqë the qytetar model, drejtues model i PS-së, doja të dija nëse po hetohet nga SPAK. I përfolur e i dëgjuar nëpër telefonata. Nuk jemi budallenj të na thuash qytetar model, është i mirë për PS-në. Nuk është si gjithë durrsakët

Hyseni: Ai është si gjithë durrsakët.

Shehaj:  Nuk është si gjithë durrsakët, nuk janë të gjithë të përfolur për lidhje me krimin e organizuar

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb