Një tjetër debat ka ndodhur mes zëvendës ministrit të Financave Besart Kadia dhe aktivistit Arlind Qorri, në studion e “Open” në News24.

Besart Kadia: Shtete tjera kanë ndryshuar çmimin e energjisë. Ju jap masat e paketës sociale ishin të përkohshme tani jemi në fazën ku inflacioni është problem global. Nëse Banka Qendrore Europiane e çon masën… meqë ky është i zgjuar le të ma sqarojë ç’nënkupton.

Arlind Qorri: Je injorant me diplomë që mendon se ekonomia është shkencë ekzakte. Ka teori dhe ti i referohesh vetëm njërës.

Unë kërkoj që shteti të transferojë pasurinë e atyre që e kanë me shumicë dhe e kanë marrë me pa të drejtë.
Kjo qeveri i thënçin e majtë nuk i shkon në mend që një oligark ta taksojë

Besart Kadia: E taksoi pra

Arlind Qorri: Edhe uli taksimin e dividentit.

Besart Kadia: Ti je qorr nga truri nuk është rastësi mbiemri që ke. Je i paaftë të kuptosh po vetëm të protestosh. Protestues je dhe vetëm protestues.

Arlind Qorri: Je vulgar. Me profesion merrem me shkencën politike. Zotrote që je me diplome ekonomie…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb