Në emisionin e sotëm “Dritare me Rudinën”  në News24, po diskutohet për vendimet që do të vihen në jetë nga marrëveshja mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë pas mbledhjes në Pejë.

Ekonomisti, Adrian Civici tha se termi i duhur që duhet përdorur është unifikim doganor pasi ka të bëjë me lehtësim procedurash mes dy vendeve.

Ndërkohë, zv/kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, në një lidhje telefonike me studion tha se nën rolin e koordinatorit po shqyrton të gjitha problematikat me grupet e punës.

Luan Bregasi shtroi problemin se për të njëjtat produktet shqiptarët paguajnë taksa 3-fish më të larta për t’i futur në Kosovë, se sa kosovarët për të futur mallrat në Shqipëri.

Civici: Ne përdorim dhe termin unifikim e bashkim doganor. Ajo që po kërkojmë ne është unifikim, se bashkimi kërkon dhe unifikim politikash fiskale. Unifikimi ka të bëjë me lehtësimin e procedurave mes dy vendeve. Bashkimi kërkon një hapësirë ekonomike të përbashkët. Por dy vendet bëjnë politika të ndryshme. Arma tregtare është një nga armët politike të çdo vendi. Ne bëjmë fjalë për lehtësim procedurash dhe drejt heqjes fare të kufirit për qarkulimin e mallrave.

Stefan Pinguli: Kur flasim për barriera, edhe Kosova me Shqipërinë, kemi goxha ndryshime që për këto duhet të flasim. S’ka reciprocitet. Kosovarët janë të pakënaqur që akciza këtu vendoset nga niveli i prodhimit. Mblidhen dy qeveritë, dhe një grup interesash.

Zv/kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj: Ngrihet vëmendje për të zgjidhur problemet brenda dhe përtej kufirit. Ne jemi këtu që t’i zgjidhim ato që janë në interes të dy anëve të kufirit.

Cfarë vendimesh morët përtej Shqiponjës?

Fatmir Limaj: Ka qenë takimi më i organizuar dhe më konkret i dy qeverive në 5 vitet e fundit. Insistimi ynë ishte që marrëveshjet të bëhen konkrete, dhe jo kot të pakonsultuara sa për PR. Ka qenë takimi më rezultativ deri më tani.

Nikolin Jaka: Doja të dija se ku është axhenda reale pas mbledhjes që të implementohet me sukses

Limaj: Gjëja e parë që do bëj, është që mekanizmat tonë të biznesit do të jenë partnerët kryesorë të angazhimit tim në punë, që të përfshihen tërësisht në implementimin e atyre që kemi biseduar. Ne jemi marrë vesh për 3-4 gjëra dhe që kanë afat kohor. E para, të gjitha certifikatat duhet të njihen në Tiranë e Prishtinë, jo të verifikohen 2 herë. Po ashtu është dhe çështja e barrierave tarifore. Ka barriera, ka burokraci e problemeve të natyrave të ndryshme. Heqin keq biznesni i Tiranës dhe Prishtinës për të kaluar produkte nga një vend në tjetrin. Le të nisim me lëvizjen e lirë të qytetarëve, fillojmë me largimin e licencave, heqjen e barrierave

Luan Bregasi: Duhen disa institucione që t’i administrojnë këto vullnete politike. Ne po bëjmë përpjekje për bashkim doganor, për të hequr barrierat, tarifat jotarifore, por në thelb disa produkte që vijnë nga Kosova kanë taksë më të ulët se kur produkte të së njëjtës natyrë shkojnë në Shqipëri. Paguajmë tre-fish. Përveç këtyre masave, me ne Shqipërinë duhet të barazoni taksat. S’mund të ketë bashkim ekonomik kur kemi taksa 3-fish më të larta.

Limaj: Tani duhet të ulemi dhe t’i zgjidhim të gjitha një nga një. Këtu është ngrit shqetësimi se sasia e futjes së birrës nga Kosova në Shqipëri, kurse nga Shqipëria në Kosovë është e pakufizuar.

Luan Bregasi: Birra Peja shitet më shumë në Shqipëri se në Kosovë.

Limaj: Edhe Birra Korça shitet në të gjithë Kosovën. Nuk duhet parë kërcënim biznesi i Kosovës në Tiranë, dhe as biznesi i Shqipërisë në Prishtinë.

Luan Bregasi: Ne nuk duhet të ndihemi xhelozë për produktet e njëri-tjetrit, madje ne duhet të stimulojmë konkurrencën e drejtë.

(e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb