Është zhvilluar me debate mbledhja e sotme në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese.

Deputeti Luan Baçi ka kërkuar fjalën për procedura, për të folur për projektin e Durrësit, por është kundërshtuar nga Arben Pëllumbi.

Pjesë nga debati:

Balluku: Ju i dini sesi është bërë kjo kontratë dhe e dini sa transparente është. E dini që e ka ngritur në një nivel tjetër. Dua t’ju flas për veton e shtetit shqiptar se është e rëndësishme.
Ndërhyn Agron Duka…

Arben Pëllumbi: Ju lutem të vazhdojë ministrja se njëri-tjetrin e kemi dëgjuar boll

Balluku: Ka të drejtën e vetos në vendimmarrje, borxh për të siguruar suksesin e projektit.

-Baçi kërkon fjalën për procedurë

Arben Pëllumbi: E kemi të qartë procedurën, po ç’do na tregosh? Të bësh politikë? Jo nuk ta jap e ka relatori.

Baçi: Më lër të shpjegohem. Nuk është normale kjo. Po jeni gabim pra

Arben Pëllumbi: Po na lër tani.

Baçi: Por procedurë pra se nuk të lejoj fare që të mos nisësh fjalën për procedurë…Po pse ç’do më bësh?

Arben Pëllumbi: Të nxjerr jashtë dhe e shikon ti pastaj…

Baçi: Pa provoje njëherë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: