Nënkryetari i Partisë Republikane Blendi Sulaj dhe deputeti socialist Alket Hyseni, të ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” kanë diskutuar me njëri-tjetrin për Kodin Zgjedhor, por edhe për çështje të tjera politike aktuale.

Sulaj tha se PS nuk është parti e parë, pasi pak qytetarë e votuan në zgjedhjet për kryetarë të bashkive.

Ndërsa, Hyseni deklaroi se Partia Socialiste ka kohë që është partia më e madhe në vend, duke ftuar madje Sulajn që të bashkohet me ekipin e Rilindjes, për të ndryshuar Shqipërinë.

Blendi Sulaj: PS nuk është partia e parë. Ju ju votuan as 800 mijë individë dhe të tjerët nuk janë me ju.

Alket Hyseni: Edhe votat e tjera ishin tuajat e? Mos vazhdoni këtë logjikë. Në 10 vitet e fundit, ne si PS kemi qenë parti e parë. Madje, edhe më 2005 kemi qenë forcë e parë. Ne nuk zgjodhëm sistemin që na intereson ne.

Erl Murati: Ju mund të shpallnit edhe monarki kushtetuese, por ju e bëtë këtë sistem.

Alket Hyseni: Hiq zgjedhjet e 1992, PS është e fituar në të gjitha zgjedhjet. PS-në nuk mund ta etiketoni dot si parti autoritare, sepse kishim shumicën e deputetëve dhe nuk jemi sjellë me arrogancë.

Ne nuk e kemi shpikur këtë sistem, por kemi kthyer në ligj, një sistem të marrë në vende të zhvilluara perëndimore. Hapja e listave është 100 për qind. Gjithë presioni i tyre ishte që të marrin pushtetin në tavolinë.

Blendi Sulaj: Ju jeni Rilindja, nuk jeni socialistë.

Alket Hyseni: Po ke vlera profesionale, bashkoju maxhorancës, se PD do e ketë të vështirë në opozitë. Anëtarësimet e reja te ne janë njerëz të njohur, por edhe njerëz të thjeshtë. ne votohemi nga të majtë, të djathtë e qytetarë të çdo spektri.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb