Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për ngritjen e kampeve të emigrantëve në vend, ka sjellë debate në emisionin e sotëm ‘Open’ në Neës24.

Të ftuarit në panel, deputeti i PD-së, Tomor Alizoti, Endri Shabani si dhe Agim Nesho janë përplasur me nënkryetaren e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.

DEBATI
Ristani:
Për ta konsideruar se mund të ndodhë thyerja e të drejtave të njeriut, duhet të flasin me fakte. Në raste edhe ekstreme të luftës së dytë botërore, nuk janë thyer të drejtat. Nuk janë dhunuar muxhahedinët.
Shabani: Po ai muxhahedini, ai humbi jetën kur ishte policia aty.
Ristani: Kishte vdekur më parë.

Shabani: A mund të bëjë dy pyetje; pse jo në Itali?
Ristani: A po marrim përsipër të menaxhojmë një kamp refugjatësh?
Shabani: Pse Rama ishte kundër më parë? Nuk do të flas më por ma shpjego më
Ristani: Nuk flas në emër të kryeministrit, por si qytetare e një vendi kandidat
Alizoti: Ti flet si nënkryetare e Bashkisë
Ristani: A marrim ne përsipër që të menaxhojmë kampe refugjatësh? Jo!
Shabani: Pse ky njeri në 2018 dhe 2021 Rama thoshte se; Shqipëria nuk do të mbajë refugjatë
Ristani: Nuk po i mban. Është procesim. Nuk e kemi parë kampin se nuk ekziston. E vetmja gjë që është, është kjo marrëveshje.

Shabani: Ti mund të shkëputesh nga kjo gjë, siç bëri ai me çështjen e plehrave. Ai e dinte shumë mirë që Shqipëria nuk ka pse të përfshihet në këtë gjë. Ai e di se Shqipëria nuk duhet të përfshihet në këtë çështje. Ne kthehemi në aneks, oborr i një vendi të pasur. Ti fton dikë për darkë, dhe nuk mund ta bësh pa vënë në dijeni burrin apo gruan. Ky të sjell 36 mijë njerëz pa pyetur askënd. Nga pikëpamja ligjore, si do të trajtohet me këtë kamp? Si do të funksionojë! Do të jetë si ambasadë?
Ristani: Nuk mendoj se dy liderat e dy vendeve të respektuara, të shkojnë dhe të marrin përsipër të marrin angazhime që këtu po i dallojmë ne që kanë probleme ligjore…
Shabani: Ashtu ëh…Ai zotëria përballë është piktor, unë jurist. Unë nuk e di fare se me kë është marrë ai zotëria. Me cilin kod do të zbatohet kjo marrëveshje? Si do të funksionojë. Ne kemi një piktor dhe një…
Ristani: Marrëveshja nuk po shihet me dy sy, por me 7 dylbi. Kjo nuk është diçka që ai e vendos për qefin e vetë. Ata nuk po lozin bixhoz, por po bëjnë një marrëveshje.
Shabani: Si do të funksionojë? Po flas si jurist
Ristani: Po bëni një diskutim juridik ku nuk është vendi. Që të vlerësoni marrëveshjen mes dy liderëve (bën gjeste me mimikë)
Shabani: Po diskutoj marrëveshjen mes një piktori dhe një njeriu që nuk ka mbaruar shkollën e lartë.
Alizoti: Çfarë thua moj zonjë. Do iki fare nga emisioni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: