Shakira është nisur drejt Miamit, atje ku do të nisë një jetë të re me fëmijët, me synimin për të vazhduar karrierën muzikore, të cilën e ka rinisur pikërisht si pasojë e ndarjes me Gerard Piqué.

Por ka edhe një arsye tjetër pse këngëtarja e famshme është larguar nga Barcelona. Joan Piqué, babai i ish-partnerit të saj, administrator i kompleksit të pallateve, e ka urdhëruar të largohet banesa, duke i lënë një afat deri më 30 prill.

Në shtator 2022, pronësia kaloi nga duart e Gerard Piqué dhe Shakira, në kompaninë e menaxhuar nga Joan Piqué, pikërisht në momentin kur marrëdhënia mes këngëtarit dhe futbollistit ishte prishur tashmë. Ajo duhej të largohej para 30 prillit ose të paguante dëmshpërblim.

Gjithsesi, Shakira ka pasur edhe një arsye tjetër që është larguar. Kjo sepse ekipi i klinikës Teknon, që kujdeset për të atin, e sheh më mirë lëvizjen e saj në Miami, ndërsa fëmijët fillojnë mësimin më 11 Prill.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb