Të paktë ishin ata që prisnin një Partizan kaq ndryshe në këtë vit të ri, i ndryshëm të paktën në shifra dhe emra, se në lojë nuk ishin aq brilant. Dritan Mehemti debuton me një fitore të pastër 0-3 në transfertë përballë Egnatias, më mirë se kaq nuk mund të shkonte, për më tepër që ky sukses u shoqërua me disa detaje po kaq pozitive, për herë të parë këtë sezon arrijnë të shënojnë 3 gola në një ndeshje.

Trajneri i ri riktheu Alban Hoxhën si titullar dhe si kapiten. Në këtë sfidë debutuan edhe dy blerjen e janarit, Eneo Bitri dhe Xhuljano Skuka, të dy titullar dhe me një paraqitje pozitive, për më tepër sulmuesi që i morën Dinamos inauguroi me gol fanellën e re.

Të gjithë në shtëpinë e kuqe besojnë se mund të shpëtojnë këtë sezon, duke siguruar një vend në Evropë, në fakt edhe shifrat e thonë këtë ndërsa më e mira pritet të vijë, pasi duke nisur nga java e ardhshme, trajneri Mehmeti do të ketë në dispozicion edhe afrimin më të bujshëm, Sherif Kallakun, fantazisiti pritet të debutojë ndaj Kastriotit, ndërsa merkato nuk është ende e mbyllur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb