DURRES- Një defekt i rëndë elektrik në stacionin e pompimit të Fushë Krujës ka shkaktuar probleme në furnizimin me ujë të zonave Shijak, Maminas dhe Xhafzotaj. Ky fakt bëhet i ditur përmes një njoftimi nga ana e Ujësjellës Kanalizime Durrës.

Stacioni në fjalë shërben për furnizimin me ujë të zonave të mësipërme dhe nuk ka lidhje me stacionin e pompimit të Fushë Kuqes, i cili furnizon me ujë të pijshëm qytetin e Durrësit.

Prej dy ditësh po punohet për riparimin e defektit, ndërkohë që UKD bën të ditur se kjo situatë mund të vazhdojë e tillë edhe për dy ditët në vazhdim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: