Profesor Sokol Paparisto, shef i departamentit të Infermieristikës në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Luarasi, tha se dega e infermierisë është dega më e kërkuar në këtë universitet.

Gjatë intervistës në News24, Paparisto u shpreh se kjo degë është më e kërkua edhe për shkak se diploma  është e pranueshme edhe në vendet europiane.

“Dega e infermierisë është dega më e kërkuar tek ne nëse e krahasojmë me farmacinë dhe Stomatologjinë. Është më e kërkuar sepse diploma e tyre është e pranueshme edhe në vendet europiane. Pra është një gjë e rëndësishme që studentët kur kanë ardhur këtu kanë pasur probleme me ambientimin. Por ne shohim që në fund të vitit janë përshtatur. Stafi i pedagogëve është i një niveli shumë të lartë. Dua të them se edhe studentët kanë dalë shumë mirë dhe këtë e arsyetoj me nivelin e lartë të mësimdhënies. Po ashtu me rëndësi janë edhe praktikat që janë zhvilluar  disa në spitalin e Tiranës. Studentët janë shumë të kënaqur”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb