Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore, pranë Universitetit Luarasi, prof..dr. Petrit Bara i ftuar në episodin e radhës të podcastit “Welcome to Luarasi” me Denisa Kele, foli për një sërë çështjes si sëmundjet e zemrës dhe risitë e Inteligjencës Artificiale dhe rëndësinë në mjekësi.

Ai gjithashtu renditi edhe degët më të preferuara në Universitetin “Luarasi”.

“Universiteti Luarasi dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore ku unë drejtoj është një Universitet, Fakultet, një degë shumë e mirë. Degët që janë të Fakultetit të Shkencave Mjekësore është Stomatologjia, një nga degët më të preferuar, Farmacia është pastaj infermieria që është mjaft e kërkuar edhe ajo. Në masterin shkencor, që kemi aplikuar ka dy vite, sivjet kemi premtimin që të marrë master shkencor pasi infermieria tashmë është e përgatitur dhe studentët që vijnë në Fakultetin tonë janë me mesatare shumë të larta. Për të pasur një nivel bashkëkohor, një nivel që të përfshijë edhe Inteligjencën Artificiale”, tha ai.

Gjithashtu ai theksoi se Inteligjenca Artificiale ka ndikuar në masë dhe se është kthyer në një ndihmesë të madhe.

“Institucionet tona QSUT, Spitali Ushtarak, Sanatoriumi, institucione private kanë futur inteligjencën Artificiale e cila është futur në të gjithë vendin dhe është një risi e madhe që edhe studentët duhet të kenë të plotë njohuritë dhe jeta akademike që t’i përgjigjen këtyre kërkesave. Ne shumicën e kurrikulave  e kemi përmirësuar, duke futur dhe Inteligjencën Artificiale. Është një lehtësi e madhe për të gjithë popullin dhe për mjekësinë në veçanti. Shqipëria po hynë në një fazë transformimi të sektorit të shëndetësisë, në të gjitha fushat. Dhe kërkon një avancim më të madhe për hir të Inteligjencës Artificiale. Jeta Akademike me shërbimin shëndetësor është e lidhur. Vetë Universiteti i Luarasit ka bërë një program të përshpejtuar për të arritur rezultatet për sëmundjen e zemrës. Sëmundjet e zemrës zënë përqindjen më të madhe për vdekshmëri”, u shpreh ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: