TIRANE- Negociatat me Greqinë dhe idetë e diskutuara së fundmi për shkëmbime territoresh apo ndryshim kufijsh në rajonin e Ballkanit, kanë qenë disa nga temat e emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News24”. Mes këtyre diskutimeve, moderatori i njohur Arjan Çani ka bërë një deklaratë të fortë, kur ka shprehur dyshimet e tij lidhur e situatën e krijuar në Ballkan.

Ai tha se “një dorë e fshehtë po përgatit një trazirë të tmerrshme që do ndodhë në Ballkan dhe nuk është shumë e largët”.

“Dua të projektoj një të ardhme që ndoshta s’është edhe aq e largët. Çfarë po ndodh, është rastësi që fiks në këtë moment po flitet për ndryshim kufijsh jo vetëm këtu, por gjithandej, në Kosovë, Serbi, Bosnjë, Turqi. Pyetja ime është a do ketë luftë në këtë vend? Këto janë rastësi apo një dorë e padukshme që ne të gjithë e dimë se kush është, është duke gatuar një çorbë që një ditë të plasë e të mos kemi shpëtim asnjë. S’më duket rastësi që ky debat po bëhet në gjithë Ballkanin përreth. Atëherë çfarë po ndodh me Ballkanin?

Unë s’besoj shumë te rastësia kur ndodh në të njëjtën kohë. Unë se kam përgjigjen, kam thjesht dyshime. Përgatitemi për luftë? A do ketë një trazirë të tmerrshme në Ballkan apo duke e konsideruar thjesht një luftë për pushtet që bëjnë aktorët për vendet e tyre?”, tha ai.

Pas kësaj, ka reaguar edhe publicisti Arjan Curi, i cili tha se “vendet e Ballkanit janë tashmë në një luftë ekonomike”.

Më tej, ai shtoi se: “Janë edhe shumë fuqi të mëdha që synojnë Balkanin, SHBA, Turqi, bota ruse, ka një dorë që sikur i ndez, që ka një skenar. Janë 3 qyteterime të mëdha që përplasen”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb