TIRANE– Duke marrë shkas nga situata politike në vend, ku në fokus është çështja ‘Tahiri’, vjen reagimi i fortë i ish-deputetes së Parlamentit Europian, Doris Pack, aktualisht presidente e Forumit të Grave të PPE. Në një postim të saj në ‘Twitter’, Pack ndonëse nuk ka veçuar ndonjë çështje konkrete pyet për faktin se pse nuk reagon ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.

Sipas Pack, në një kohë kur Shqipëria është vend kandidat për BE, kërkohet një drejtësi më e mirë nëse nuk vihen në dukje gabimet.

“Pse ambasadorja e BE në Shqipëri nuk reagon? Shqipëria është vend kandidat. Kredibiliteti i BE kërkon një drejtësi me të mire nëse gabime të dukshme nuk vihen në dukje”, shkruan Pack në mesazhin e saj adresuar politikës shqiptare si dhe ambasadores Vlahutin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: