Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka komentuar deklaratën e ish-drejtorit të Policisë, Gledis Nano për dekonspirimin e operacioneve.

Ai tha se do hetohet deklarata dhe rastet.

“Padyshim është shqetësuese dhe pjesë e punës të përditshme që ka policia e shtetit. Për deklaratën e ish-drejtorit, kur se di drejtori i përgjithshëm i policisë kur ishte në detyrë, vështirë se do ta dijë ministri. Ne do ta hetojmë, do të thellojmë hetimin.

Do përfshihet dhe ish-drejtori i policisë që ka bërë këtë deklaratë, për të shuar drejt zbardhjes së të vërtetës. Për të gëlltitur këdo që dekonspiron brenda policisë.”, tha Çuçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb