TIRANË

Kandidatja e PS në Tiranë, Mimi Kodheli ka komentuar dhe deklaratat e ambasadores së SHBA-ve për zgjedhjet. Kodheli tha në “Kjo Javë” në News24 se është i njëjti qëndrim dhe se SHBA-të janë të interesuar që vendi të prosperojë.

“Unë gjykoj që është i njëjti qëndrim gjithmonë i SHBA-ve. Ata janë të interesuar që ky vend të prosperojë, të ngrejë dhe forcojë institucionet demokratike. Investimi i tyre është i madh në këtë zonë. Investimi i tyre në këtë zonë, sidomos për çlirimin e Kosovës, për forcimin e demokracisë nuk mund dhe nuk duhet të shkojë dëm, kështu që ata janë të vëmendshëm.
Ne duhet të jemi të durueshëm dhe të mësojmë nga të tjerët, aq më tepër nga SHBA-të”, u shpreh Kryemadhi.

Sa i përket patronazhistëve dhe publikimit të të dhënave në një database të PS, Kodheli tha se këtë e bëjnë shumë vende të botës dhe nuk shikon asgjë të keqe. Sipas saj, gjëja e keqe është që keqpërdoren, dalin të dhënat në media.
“Nuk më lë asnjë shije. Është një mënyrë e vjetër me të cilën jemi marrë prej kohësh. Varet çfarë konsideron ligji ynë të dhëna personale. në momentin që kemi një celular në dorë…

Ne kemi një database të mirë që daton herët, në vite, që nga 2007-2008, e kemi pasuruar këtë database në vazhdim. Këtë e bëjnë shumë vende të botës, nuk shikoj asgjë të keqe. Gjëja e keqe është që keqpërdoren, dalin të dhënat në media”, deklaroi Kodheli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb