Për më shumë se dy javë të rinjtë e kryeqytetit dhe qyteteve të tjera në vedin tonë kanë dalë masivisht në rrugë për të kërkuar largimin e qeverisë, arrestimin e Edi Ramës, Sali Berishës dhe Belinda Ballukut.

Eksperti i IT dhe aktivisti Erion Demiri, i ftuar në programin e drekës në News 24, përballë Ola Brukos deklaroi se postimet dhe akuazat e kryeministrit Edi Rama kundër protestës janë deklarata politike dhe nuk duhet të merren personale.

Ai theksoi se më e bukura e protestës janë të rinjtë, që siç deklaroi aktivisti shumë në Shqipëri nuk e dinin që kjo rini ekzistonte.

Demiri deklaroi se të rinjtë këndojnë se bashku në shesh këngët me të cilat janë rritur dhe përloten nga Himni.

“Nuk do ta merrja personale, janë deklarata politke. Për mua gjëja më me madhe dhe e bukur është ajo rini që unë dhe shume të tjerë nuk e dinimin që e kishim.

Ka diskutime që janë të sakta parullat apo jo, por e vetmja prove  e qartë si dielli është rinia aty në shesh. Rinia kujton dhe këndon këngët me të cilat është rritur, përlotet nga Himni”, deklaroi Demiri.

 

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb