Deklaratat e fundit të kryeministrit shqiptar Edi Rama për Serbinë, në kontekstin e Kosovës dhe Maqedonisë, janë diçka që mund të shkaktojnë konflikte të reja etnike në Ballkan. Kështu thuhet në një deklarate te Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, sipas së cilës deklaratat e Ramës janë “diçka që rrezikojnë integritetin territorial të shumë shteteve në rajon”.

“Kemi mbajtur shënim deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama më 14 janar, që kanë të bëjnë me përfshirjen e Partisë së tij Socialiste në procesin e krijimit të UÇK-së dhe luftës se Kosovës, si dhe kontributin e kësaj partie në procesin e miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni, me të cilin gjuha shqipe mori statusin e gjuhës së dytë zyrtare”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse.

Moska zyrtare thekson se retorika e Ramës tregon se, “po punohet në avancimin e platformës së Tiranës, në krijimin e së cilës, siç thuhet, ishte përfshirë edhe ai vetë personalisht”.
sgs
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb